Gjuajtje, tentim përmbytjesh e probleme të natyrës së rëndë. Migrantët sirianë kanë treguar për atë që është duke iu ndodhur derisa po tentojnë të kalojnë kufirin greko-turk derisa gjendja në vendin e tyre është e pasigurt.
Videot e ndryshme të filmuara nga telefonët celularë, tregojnë se burrat po merren nga policia greke në një fushë nga kufiri midis Turqisë dhe Greqisë. Pamjet tregojnë se gjashtë burra janë goditur. Tre në këmbë, një në ijë, një në gjoks dhe një në kokë. Sipas të dhënave ata ishin nga Afganistani, Pakistani dhe Irani.
“Policia Greke dhe njësitë kufitare kanë gjuajtur … plumba plastikë dhe municion të gjallë mbi migrantët që prisnin midis portave kufitare të Kastajtanit dhe Pazarkule … Anëtarët e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit turk, ndër të tjera, kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve”, thuhet në deklaratën e policisë greke.
Udhëheqësit e Evropës, të vetëdijshëm se si ndikoi kriza e migrantëve në 2015 politikën në të gjithë kontinentin, kanë bërë të qartë se kufijtë nuk janë të hapur dhe do të qëndrojnë të sigurt. Të dy Turqia dhe Greqia kanë shqetësime të ligjshme për numrin e migrantëve në vendet e tyre.