Shtetet e Kuintit mirëpresin zotimet e liderëve për mosshfuqizimin e Speciales

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate të përbashkët...

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate të përbashkët, e kanë mirëpritur veprimin e liderëve kosovarë për heqjen dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Këto shtete u kanë kërkuar atyre që ta mbajnë këtë gatishmëri.

“Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politikë kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gatishmëri”, thuhet në njoftimin e tyre.

Siç shprehen këto pesë shtete, vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për t’u integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtar.

“Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia”, ka përfunduar njoftimi.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48