Kanë rrjedhur pamjet që e shfaqin nga afër Ford Bronco, makinës së re mund t’i largohet kulmi

Kanë rrjedhur pamjet që e shfaqin nga afër Ford Bronco, makinës së re mund t’i largohet kulmi

Mundësia e largimit të paneleve dhe zbulimi i kulmit, e bëjnë këtë makinë të ngjashme me Jeep Wrangler

I bazuar në Ford Ranger, modeli i ri Bronco që do të prezantohet së shpejti, për Jeep Wrangler do të jetë një rival shumë i fuqishëm.

Deri më tani, dihej se është duke u punuar, ndërsa tani kanë rrjedhur pamjet që e shfaqin nga afër. Në imazhe, shihet vetëm pjesa e pasme e këtij SUV, që ka një platformë mjaft të lartë.

Por, vëmendja është te struktura e makinës, si dhe mundësia sikur e Wrangler që t’i largohet kulmi dhe të jetë tërësisht i zbuluar.

Kjo mundësi, ishte paralajmëruar gjatë një raporti të mëparshme, të bazuar në një patentë, ku shihej struktura e zbuluar e makinës.

“Makina e kishte mundësinë e dy dyerve dhe të katër dyerve. Kishte pamje të mahnitshme”, thuhet në postimin e fotografive, që besohet të janë realizuar në fabrikë.