Ai ka thënë se janë ndarë mjetet për këtë hetim, dhe ka thënë se nga Prokuroria e Shtetit i kanë konfirmuar se kanë filluar kontaktet me institutin e Zvicrës.
Tahiri ka thënë se nëse është e nevojshme do të ndahen edhe mjete shtesë.
Ky reagim i tij ka ardhur pas pyetjes së deputetit të VV-së Sami Kurteshi lidhur me kërkesën e familjarëve të Deharit për hetim ndërkombëtarë.