''Horror'' nga Fieri, 20 mijë zogj dhe pula të mbytur nga uji, futen në thasë

Një pjesë e fshatrave të Fierit dhe të Vlorës provuan sërish këtë fillim shkurti përmbytjet dhe sigurisht që nuk kanë munguar as dëmet.

Pamje të rënda vijnë nga fshati Qarr i Ferrasit, ku është përmbytur një pulari.

Pronarët dhe punonjësit shihen teksa mbledhin shpezët e ngordhura, pula e zogj të mbuluara nga balta dhe i fusin nëpër thasë. Sipas tyre bëhet fjalë për rreth 20 mijë zogj që janë mbytur nga prurjet e lumit Vjosë. Pronari thotë se dëmi llogaritet në rreth 6 milionë lekë të reja.

Nga përmbytjet e fundjavës së kaluar disa familje u evakuuan nga fshatrat përreth Vjosës, ndërsa pati operacione të shumta shpëtimi. Deri tani nuk është folur për dëmet e shkaktuara.