Epidemia e Coronavirusit tashmë ka prekur edhe skuadrën e Ajaxit.
Harkëtarët të cilët po kalojnë një moment jo të mirë, pasi në harkun e pak ditëve janë eliminuar nga Europa League dhe Kupa e Holandës, kanë vendosur në karantinë ish-mesfushorin e ekipit të tyre danezin Christian Poulsen, i cili aktualisht është zëvendës-trajner te Ajaxi.
Ndihmësi i Ten Hag bashkë me dy pjesëtarë të tjerë të stafit janë izoluar, përcjell SS.
Për sa i përket Poulsen, ai kishte marrë pjesë në një ditëlindje ku një nga të pranishmit ishte i prekur me coronavirus.
Po ashtu këta tre persona kishin pretenduar se nuk kanë simptoma mirëpo prapë u është thënë të izolohen dhe të kontrollojnë vazhdimisht temperaturën e tyre.