Për këtë arsye, në një kolumnë të përbashkët ata bjnë thirrje në afrimin e dy qyteteve dhe mbylljen e cështjeve të hapura midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Kolumna është publikuar në gazetën maqedonase ‘Slloboden Pecat’ dhe gazetën greke ‘Ta Nea’.
“Javët e fundit kemi bërë hapa të rëndësishëm dhe është realizuar një moment për zgjidhjen e cështjes së emrit.
Kjo kulminoi me takimin e dy kryeministrave në Davos duke dhënë shpresa tek dy popujt se ky moment historik nuk duhet lëshuar.
Ne si kryebashkiak e mbështesim procesin i cili duhet të shpie në zgjidhje, e jo në zhgënjim të sërishëm”, thuhet midis tjerash në kolumnën e përbashkët të Shilegov dhe Kaminis.