Real Madrid po monitoron situatën e Kepas

Real Madrid po monitoron situatën e Kepas

Kepa Arrizabalaga nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë te Chelsea.

Portieri i talentuar spanjoll ka humbur vendin e titullarit dhe  ndeshjet në Ligën Premier, trajneri Frank Lampard ia ka besuar veteranit  Willy Caballero.

Kepa u aktivizua në Kupën FA ndaj Liverpoolit dhe pati një paraqitje  jashtëzakonisht të mirë dhe Chelsea tani është në dyshim nëse do ta shes  atë ose jo.

Gjiganti spanjoll Real Madrid është duke përcjellë situatën e Kepas pasi synojnë ta transferojnë në Santiago Bernabeu.

Los Blancos e kishin kërkuar edhe disa vite më parë portierin, por  çmimi i tij i lartë prej 80 milionë eurove kishte bërë që Reali të hiqte  dorë nga ai.

25-vjeçari do ta mirëpriste një rikthim në La Liga, por dëshiron që  të ketë në kontratë një numër të caktuar të ndeshjeve, pasi nuk është i  kënaqur të qëndrojë gjithmonë si zgjedhje e dytë.

Chelsea mund të heq dorë nga ylli i tyre për një shumë prej 50 milionë euro.