z.Mustafa: MUNGESA E TEKSTEVE MËSIMORE NUK ZBRAPS MËSUESIT

z.Mustafa: MUNGESA E TEKSTEVE MËSIMORE NUK ZBRAPS MËSUESIT

Sot është dita e mësuesit, festë e cila i kushtohet personelit edukues për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë.

Misionarët e dijes, demokracisë dhe humanizmit, pishtar të kulturës dhe përparimit. Edukatorët e brezit të ri
Sot urojë në një kohë kur në Luginë realizojnë misionin e tyre pa tekste shkollore e me shumë pengesa tjera më se dy dekada.
E që gjejnë kurajën të mishërojnë në praktikë procesin mësimor-edukativ e me guxim intelektual përkujdesjen për të ardhmen. Faleminderit!

Historia e këtij manifestimi lidhet drejtpërdrejt me hapjen Mësonjëtores së Korçës me 7 mars të vitit 1887. Si shkolla e parë shekullare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane.

Ndryshe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966.