Papunësia në Amerikë, në nivelin më të ulët në 50 vjetët e fundit

Papunësia në Amerikë, në nivelin më të ulët në 50 vjetët e fundit

Ekonomia  amerikane dha edhe një herë provat për qëndrueshmëri në muajin shkurt,  me krijimin e 273 000 vendeve të reja pune duke kundërshtuar  pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një ngadalësim  të ekonomisë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.

                                                                                                                

Niveli i papunësisë është ulur në 3,5%,  niveli më i ulët në 50 vite, ndërkohë që analistët kishin parashikuar  një stabilizim prej 3,6%.

Administrata amerikane ka rishikuar në rritje të dhënat e muajit  dhjetor duke vlerësuar se ishin krijuar rreth 273 000 vende të reja pune  nga 225 000 të njoftuara më parë.