Deklarata për ndarjen e Kosovës, edhe presidenti Thaçi i reagon ashpër analistit amerikan

Deklarata për ndarjen e Kosovës, edhe presidenti Thaçi i reagon ashpër analistit amerikan

Edhe  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së  analistit, Edëard Joseph se në Uashington në takimin me presidentin e  Serbisë nën ndërmjetësimin e Richard Grenell është diskutuar për ndarjen  e Kosovës.

Thaçi me anë të një postimi në Twitter ka  thënë se është zhgënjyese të shihet se si disa analistë, krijojnë me  lehtësi planet e tyre fiktive për ndarje apo autonomi, shkruan  lajmi.net.

Presidenti ka thënë se shpërndarja e lajmeve të këtilla të rreme nuk kontribuon në procesin e dialogut.

“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me kaq lehtësi  krijojnë planet e tyre të fiktive (për shkëmbim tokash, ndarje,  autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të arrijnë  një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e e  lajmeve të rreme nuk ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Twitter.