Turqia nuk do të lejojë kalimin e migrantëve nëpër Detin Egje

Turqia nuk do të lejojë kalimin e migrantëve nëpër Detin Egje

Turqia  nuk do të lejojë kalimin e migrantëve për në Greqi përmes detit Egje,  për shkak të pasigurisë, ka njoftuar roja bregdetare.

Urdhëri i presidentit turk Recep Tayyip  Erdogan vjen një javë pas deklaratave se do t’i hap dyert për refugjatët  që të kalojnë në Evropë, për shkak të tensioneve të konfliktit për  Sirinë.

Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se  nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të  parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Erdoganin për shfrytëzim të migrantëve  për qëllime politike dhe ka insistuar në mbylljen e kufijve, derisa  tensionet janë rritur sërish.

Të shtunën, autoritetet greke, kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj  migrantëve në kufi, të cilët kanë brohoritur “Hapni dyert”. Autoritetet  greke kanë akuzuar edhe policinë e Turqisë për hedhje të gazit  lotsjellës ndaj policisë greke.

Turqia tashmë strehon mbi 3.7 milionë refugjatë sirianë dhe emigrantë nga vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Në javët e fundit edhe gati 1 milion sirianë i janë afruar kufirit  turk nga provinca Idlib e Sirisë për shkak të luftimeve të ashpra atje  në mes të rebelëve anti-qeveritarë që mbështeten nga Turqia dhe forcave  qeveritare siriane nga Rusia.