Grenell e quan të pavërtetë deklarimin e Joseph se në Uashington po diskutohet edhe ndarja e Kosovës

Grenell e quan të pavërtetë deklarimin e Joseph se në Uashington po diskutohet edhe ndarja e Kosovës

I Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovës-Serbi,  Richard Grenell, i ka reaguar Edward Joseph, profesor i Universitetit  “John Hopkins”, pasi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se  qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes presidentëve Thaçi dhe  Vuçiq, ishte arrihet marrëveshja finale, për të cilën ai thotë se është  marrëveshja e njëjtë për të cilin ishin dakorduar gjatë mandatit të  Mogherinit

Sipas Joseph, kjo nënkupton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej  shkëmbimi i territoreve dhe se në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse nuk  e dimë se sa territor të Serbisë do të përfitonte Kosova. 

Grenell i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Joseph. 

Ai thotë se në prezencë të tij asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës.

Ndër të tjera Grenell thotë se Joseph po tregohet i pamatur me të tilla deklarata.