Në prani të zonjës së nderuar të kombit zonjë Zenepe Luka - kryetare e Fondacionit "Nermin Vlora Falasci" sot më 08 Mars 2020 në Preshevë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së Fondacionit dhe për kryetare u zgjodh: Bada Bajrami, profesoresh e asocuar në UP nga Presheva.
Duke uruar punë të mbarë kryetares dhe gruas intelektuale shqiptare nga Presheva e Lugina, inkurajojmë bashkëpunim të ngusht e të vazhdueshëm me gruan intelektuale shqiptare kudo ku janë të shtrira degët e Fondacionit në globin tokësor. Gëzuar edhe festa e gruas 8 Marsi. RM