Urimi i z.Mustafa në profilin e tij në facebook:
BARAZI DHE PROGRES
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Pavarësisht zhvillimeve përparimtare, të drejtat e grave dhe barazia gjinore, mbeten edhe më tej pjesë e angazhimeve në vete për të gjithë.
Përpjekja e përbashkët për më shumë barazi, shpien në përparim të mëtejmë.
Që në fillim Këshilli Kombëtar Shqiptar ka qenë i përkushtuar në këtë drejtim. Andaj, tre komisione nga katër sa janë, udhëhiqen nga gratë. I jam shumë mirënjohës për angazhimin e tyre gjitha grave në KKSH, në impenjimin për të vendosur sa më shumë drejtësi.
Uroj të gjitha gratë e në veçanti gratë shqiptare që me vite kanë dhënë kontribut të çmueshëm. Janë frymëzim i gjeneratave të reja, guximi e forca për të përballur sa më denjësisht sfidat në Luginën e Preshevës.
Urime 8 Marsit!