Postimi i i plotë i kryetarës së Partisë për Veprim Demokratik znj.Ardita Sinani:
Të dashura NËNA, motra, vajza!
Urime këtë ditë të veçantë për Ju!
Ta dojmë njëra tjetrën, ta çmojmë e respektojmë!
Të përkrahim njëra tjetrën, ti japim shtytje, inkurajim për të kontribuar tash e në vazhdimësi për një të ardhme premtuese.
Femra, apo në këtë rast femra shqiptare çdo herë është rreshtuar përballe sacrificës për liri dhe përparim kombëtar, si nënë, si intelektuale, organizatore, ushtarake e stratege, prandaj duhet çmuar, respektuar dhe dëgjuar zëri i saj edhe sot. Që ndoshta sot nëse ngritet zëri i saj mund të kemi një liri të grave tona shqiptare, një krijmtari të çmuar të vendit tonë, një gjini që lufton edhe për gjininë tonë.
E meriton të ceket se gratë nga Presheva kanë luajtur një rol të veçantë, një rezistencë, një kontribut në zhvillimet në Kosovë dmth ka pasur angazhime të drejtpërdrejta në të gjitha fazat e procesit të shtetformimit të Kosovës.
Rol të veçantë kanë luajtur edhe në periudhën ku u shpreh vullneti i shqiptarëve me pjesmarrje dhe angazhim në Referendumin e vitit 1992, gjatë luftës së UCPMB-së dhe ngjarje tjera.
Ky është roli dhe ndikimi qe femra ka luajtur në shoqëri qoftë direkt apo indirekt.
Femrat duhet të bëjnë ecjen e tyre të pandalshme për të drejtat e tyre dhe rolin e tyre. Sepse të gjitha femrat kërkojnë të drejtat e tyre, të mos diskriminohen, dëshirojnë të jenë ato të cilat duhet të jenë.
Na prifshin të mbarat!
Gëzuar!