Erisa Zykaj nga Brukseli jep lajme të mira për Maqedoninë (VIDEO)

Gazetarja e TV Klan, Erisa Zykaj në emisionin "Clikplus" të TV21 tha se Komisioni Europian ka lajme të mira për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Në pyetjen e saj, shtruar Johanes Han, një ditë para se të publikohet Strategjia e KE-së se a do të ndihet i përmbushur me këtë rekomandim pozitiv, ai i ka thënë se "unë do të ndihem i përmbushur vetëm se kur të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë".

Zykaj ka pyetur më tej për kohëzgjatjen e rekomandimit sa a do të jetë kjo para vitit 2019, por Han ka thënë se duhet të gjendet unanimitet në gjirin e shteteve anëtare para përfundimit të mandatit të KE.