Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka ftuar në takime të ndara liderët e partive politike në vend.
Takimin e parë presidenti e ka nisur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa tashmë ka arritur në ambientet e presidencës ku është pritur nga presidenti Thaçi. Kryetari i LDK-së në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri.
Arsyeja e këtij takimi sipas njoftimit që është bërë nga presidenca, është konsultimi dhe koordinimi për çështje të interesit shtetëror.
Pas Mustafës, presidenti Thaçi pritet të takojë kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli