Coronavirusi, ​Ahmeti thotë se pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë

Coronavirusi, ​Ahmeti thotë se pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se  duke marrë parasysh përhapjen e Coronavirusit edhe në rajon dhe  zhvillimet në vendet e prekura, Kosova ka mundësinë që masat  parandaluese t’i ndërmerr tani.

Ahmeti ka thënë se ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë.

“Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, deri tani në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast me  Coronavirus. Megjithatë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë, u ka  bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, si dhe kanë dhënë  disa rekomandime, që të shmangen kontaktet e ngushta me njerëzit që  vuajnë nga infeksionet akute të frymëmarrjes dhe të mbahet higjiena  personale.