I prekuri me koronavirus hyri nga Hani i Hotit? Reagon Dogana: Nuk kaloi nga ne

I prekuri me koronavirus hyri nga Hani i Hotit? Reagon Dogana: Nuk kaloi nga ne

Pasi u tha se 28-vjeçari i kthyer nga Firenze e Italisë, i cili rezulton i prekur me koronavirus bashkë me babanë e tij hyri nga pika kufitare e Hanit të Hotit, Dogana hedh poshtë pretendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një deklaratë zyrtare Dogana e Hanit të Hotit rrëzon deklaratën e Ministrisë se Shëndetësisë dhe konfirmon se ka hyrë nga ajo e Muriqanit..

“Shtetasi 28 vjeçar, për te cilin ministria ka dhëne emrin nuk rezulton se ka kaluar ne doganën e Hanit të Hotit por atë të Muriqanit. Po ashtu babai i tij nuk rezulton i regjistruar as në Muriqan as në Hanin e Hotit. Efektivët e shërbimit në pikën e Hanit të Hotit prej 4 orësh kanë kontrolluar sistemin por nuk rezulton. Madje sistemi është kontrolluar qe nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër. Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton që ka hyrë drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar në asnjë prej doganave”, thuhet në deklaratën e Hanit të Hotit.

Më tej shtohet se 28-vjeçari është larguar nga Shqipëria në janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt.