Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon takimet me liderët politikë në vend.
Këto takime po mbahen me qëllim të harmonizimit të çështjeve për interes shtetëror.
Pas përfundimit të takimit me liderin e opozitës, Kadri Veseli, presidenti Thaçi ka shkruar në Twitter se ishte një takim i frytshëm.
“Shkëmbim i frytshëm me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësin aktual të opozitës, Kadri Veseli. Qëndrimi i unifikuar midis opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështje me interes kombëtar. Faleminderit zoti Veseli”, shkruan presidenti Thaçi