Largohet nga Real Madrid, transferohet në Premierligë

James Rodriguez mund të transferohet në Premierligës.

Është skuadra e Wolves që po përgatit një ofertë prej 60 milionë euro për yllin e Real Madrid.

Daily Mail raporton se ‘Ujqërit’ do të tentojnë transferimin e yllit të Kolumbisë.

Jamesit i kanë mbetur vetëm edhe një vit kontratë në ‘Santiago Bernabeu’, me Real Madrid që dëshiron të fitojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij.

28 vjeçari te Real Madrid është transferuar në vitin 2014 nga Monaco, për 80 milionë euro.