Ardita Sinani dhe këshilltarja Fetanete Mehmeti pritën në takim përfaqësueset e USAID-it

Ardita Sinani dhe këshilltarja Fetanete Mehmeti pritën në takim përfaqësueset e USAID-it

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë Ardita Sinani, e shoqëruar nga këshilltaret e Kuvendit Komunal, Futura Hyseni e Fetanete Mehmeti, priti në takim përfaqësueset e USAID-it, Angela Oliver, Ana Popovicki dhe Marija Babovic.

Në këtë takim u bisedua për rolin e femrave në shoqëri, politikë e vendimmarrje si dhe sfidat me të cilat përballen gratë në politikë.

Bashkëpunimi me USAID-in do të intensifikohet edhe më tutje.