Banorët e një fshati në Kinë e bartin mbi supe një qen të veshur me rroba të njeriut, duke shprehur ndaj atij adhurimin që i bëhet një zoti
Kjo ceremoni kryhet çdo vit nga njerëzit e vendit Miao në një provincë kineze, kjo traditë tashmë numëron shekuj.
Banorët që besojnë që qeni u ka shpëtuar paraardhësit nga vdekja, e shohin këtë si një shenjë të madhështisë dhe shenjtërisë.
Ceremonia bëhet me një paradë ku qeni i veshur me bluzë dhe kapelë vendoset në një ‘karrige lëvizëse’ dhe pastaj bartet përgjatë paradës përderisa njerëzit këndojnë dhe u bien daulleve, përcjell tutje Gazeta Metro.
Njerëzit mblidhen në paradë për të shfaqur falënderim ndaj qenit dhe për t’u lutur për të mirat e vitit që vjen.