Pas ndërprerjes së Serie A dhe La Liga, duket se edhe UEFA është sensibilizuar me situatën e krijuar dhe do të mbajë mbledhje urgjente për të marrë vendim për ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve në garat evropiane, përfshirë edhe ndeshjet e Ligës së Evropës, të planifikuara për mbrëmjen e sotme.
Lajmi është dhënë nga gazeta spanjolle Marca, sipas të cilës vetë qeveria evropiane e futbollit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare nga momenti në moment, ku do të njoftojë edhe ndërprerjen e garave evropiane deri në një vendim tjetër.
Momentalisht Juventusi, Interi dhe Real Madridit janë vendosur në karantinë, ashtu si edhe klube të tjera evropiane, ndërsa përveç Serie A dhe La Ligas, të tjera liga evropiane pritet të ndërpresin aktivitetet normale.
Situata e krijuar vë në rrezik serioz edhe Kampionatin Evropian, pasi përveç disa ligave evropiane, edhe garave të organizuara nga UEFA si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, do ta kenë të pamundur të mbyllen brenda afateve të parashikuara.
Për këtë arsye po mendohet shtyrja e Kampionati Evropian
Kjo për të mbyllur normalisht aktivitetet futbollistike në të gjithë ligat evropiane për klube dhe më pas të mendohet për Kampionatin Evropian.