Mjekët amerikanë paralajmërojnë: Nga 70 deri në 150 milionë amerikanë do të infektohen me coronavirus

Mjekët amerikanë paralajmërojnë: Nga 70 deri në 150 milionë amerikanë do të infektohen me coronavirus

Brian Monahan, mjeku i parë në Kongresin amerikan dhe në  Gjykatën Supreme, ka deklaruar se pret që nga 70 deri ne 150 milionë  njerëz në SHBA të infektohen me coronavirus, shkruan NBC.

Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit me dyer të mbyllura me  anëtarët e Senatit. Në takim nuk ka pasur senatorë, por vetëm staf  administrativ dhe punonjës të dy partive.

Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur  pandeminë e coronavirusit. Por edhe pse virusi ka filluar të zhduket në  disa pjesë të Kinës ku edhe shpërtheu në dhjetor të vitit të kaluar, ai  ka filluar të përhapet me shpejtësi të madhe në vende tjera të  botës.

Virusi gjatë kësaj periudhe ka infektuar 1.030 persona kurse është  përhapur në 36 vende, thuhet në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Ekspertët për sëmundje ngjitëse thonë se virusi deri më tani duket të  jetë më vdekjeprurës dhe ngjitës sesia gripi sezonal, kurse ekspertë të  shumtë dhe zyrtarë amerikanë të shëndetësisë thonë se përqindja e  vdekjeve sillet diku rreth 1 përqind, që e bën 10 herë më të pak  vdekjeprurës sesa gripi.

Mark Lipsich, profesor i epidemiologjisë në universitetin e  Harvardit, ka thënë kohë më parë se nga 40 deri në 70 përqind e  popullsisë në botë mund të infektohen me virus, e prej tyre vetëm 1  përqind do të vdesë.

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë në SHBA, ka deklaruar se situata do  të përkeqësohet më shumë sa i përket coronavirusit në SHBA.

“Do të ketë të infektuar dhe gjërat do të përkeqësohen më shumë”, ka  thënë mjeku Anthony Fauchi, drejto i Institutit Nacional për Alergji dhe  sëmundje ngjitëse, gjatë seancës dëgjimore të Komisionit për mbikëqyrje  dhe reforma në Kongres.