KKSH priti në takim drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës

KKSH priti në takim drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës

Postimi i kryetarit të KKSH-së z.Ragmi Mustafa:

Sot, në Këshillin Kombëtar Shqiptar bashkë me kryetaren e Komisionit për Arsim, znj. Flora Hida, mirëpritem drejtorët e shkollave shqipe.

Bashkëbisedim përmbajtësor e informues për të gjitha sfidat e përbashkëta në procesin edukativo-arsimor.

Theks i veçantë iu kushtua mungesës së teksteve mësimore në gjuhën shqipe, digjitalizimi i shkollave si dhe mundësitë për tejkalimin e pengesave për një proces normal shkollimi.