Bekim Jashari merr masa: Dënohet barnatorja që rriti çmimet e barnave në Skënderaj

Bekim Jashari merr masa: Dënohet barnatorja që rriti çmimet e barnave në Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka dënuar m e 500 euro një barnatore në këtë qytet, e cila i ka rritur çmimet pas gjendjes shqetësuese me coronavirusin.

Jashari ka kërkuar nga bizneset të mos përfitojnë nga kjo gjendje sepse do të dënohen të gjithë.

“Në këtë situatë në të cilin gjindemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave

Në asnjë menyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.

Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Në këtë situatë në të cilin gjindemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.

Pa panik, por me kujdes të shtuar do t’ia dalim!.