Kurti falënderon deputetët për miratimin e buxhetit dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit

Kurti falënderon deputetët për miratimin e buxhetit dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka falënderuar deputetët për miratimin e buxhetit dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëndrimi i  deputeteve për mbi dhjetë orë për ta miratuar buxhetin e vitit 2020  është dëshmi për ta përballur situatën nga rreziku u Coronavirusit.

“Qëndrimi i deputetëve për mbi dhjetë orë në Kuvend për ta miratuar  ligjin për buxhetin 2020 dëshmoi përgjegjësi të lartë përballë situatës  së pandemisë që ka prekur tashmë sidomos kontinentin tonë”, ka shkruar  Kurti.