Shqipëri, kush lëviz me veturë i pa autorizuar i bllokohet mjeti dhe tri vjet heqje patente

Shqipëri, kush lëviz me veturë i pa autorizuar i bllokohet mjeti dhe tri vjet heqje patente...

Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije masat administrative që  do të kenë personat që nuk zbatojnë rregullat e caktuara nga qeveria në  Shqipëri.

Sa u përket personave që dalin në qarkullim pa autorizim u hiqet patenta për 3 vjet.

“Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e  qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë  automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet   kompetente, dënohen me heqje  të lejes së drejtimit për një periudhë tre  vjeçare dhe me bllokim të mjetit.

Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente”, ka deklaruar Manastirliu.