Shteti që ka marrë vendimin e ndalimit të mbledhjes së më shumë se pesë personave

Shteti që ka marrë vendimin e ndalimit të mbledhjes së më shumë se pesë personave

Policia do të zbatojë masat e reja në pjesën publike, tha qeveria, duke kërcënuar me gjobë në rast të shkeljes së tyre, shkruan Daily Mail.

Kancelari austriak Sebastian Kurz i bëri thirrje popullatës të izolohet dhe të kufizojë kontaktin me ‘njerëzit me të cilët jetojnë’.

Njerëzit duhet të largohen nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë, për të blerë ushqim ose për të ndihmuar të tjerët, tha ai.

“Liria e lëvizjes në vendin tonë do të jetë e kufizuar në masë,” tha Kurz, duke shtuar se masat ishin “të nevojshme për të mbrojtur shëndetin e popullit austriak”.

Ditën e diel, Austria ka konfirmuar 800 raste koronavirus dhe dy vdekje.