z.Mustafa apelon tek të gjithë të ndermarrin masat e rekomanduara nga ekspertët e shëndetsisë

z.Mustafa apelon tek të gjithë të ndermarrin masat e rekomanduara nga ekspertët e shëndetsisë

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Të dashur bashkëqytetarë të Luginës së Preshevës

Lugina e Preshevës tashmë është e rrethuar nga vendet që janë prekur nga virusi koronar COVID-19 dhe kanë marrë masat e nevojshme pas shpalljes si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në mungesë të institucioneve shëndetësore të specializuara për t’u përballë me infeksionet e rrezikshme. Është e rëndësishme që të kujdesemi për parandalimin e koronavirusit, por po aq e rëndësishme, është të ruajmë edhe qetësinë.

Duke mos injoruar situatën e krijuar përreth, bëj apel tek gjithsecili të ndërmarrë masat rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë. Duke mbrojtur veten, të mbrojmë edhe të tjerët nga përhapja e këtij rreziku.

Apeloj tek të gjithë bartësit e institucioneve lokale në Luginën e Preshevës të jenë në nivelin e detyrës dhe nevojës së kohës.