I shpëtoi infektimit me koronavirus, Don Lush Gjergji tregon në detaje për rastin e të vëllait

I shpëtoi infektimit me koronavirus, Don Lush Gjergji tregon në detaje për rastin e të vëllait

Vikari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji ka folur për herë të parë pasi që familjarë të tij është bërë e ditur se kanë dalur pozitiv pas analizave, si të prekur me virusin korona. Ai ka dhënë detaje për gjendjen e familjarëve të tij si dhe se si është ndjerë derisa vetë po priste që të merrte rezultatin për të ditur nëse është prekur nga virusi.

Ky virus, për mendimin dhe vlerësimin tim, e ka “zhveshur” shoqërinë tonë bashkëkohore nga ndjenja e “prepotencës” dhe arrogancës, nga besëtytnitë që njeriu i sotëm, di dhe mund shumëçka, mos të them gjithçka, duke paraqitur brishtësinë e teknikës, teknologjisë, shkencës, mjekësisë, fundi i fundit të vetë njeriut. Ndoshta, kjo na bënë mirë të gjithëve, dhe është një mësim dhe qortim i rëndë, por edhe i domosdoshëm. Mësimi është ky: jemi një familje e madhe botërore, të varur, së pari prej Zotit, pastaj prej njëri –tjetrit.