Në Serbi nga nesër hy në fuqi ndalesa për dalje nga shtëpia e të moshuarve mbi 65 vjeç

Në Serbi nga nesër hy në fuqi ndalesa për dalje nga shtëpia e të moshuarve mbi 65 vjeç

Personat mbi moshën 65 vjeç do të ndalohen të largohen nga shtëpitë që nga e marta, dhe dënimi për shkeljen e këtij urdhri do të jetë 150,000 dinarë dhe do të shqiptohet me urgjencë – njoftoi Kryeministrja Ana Brnabic.

Sipas RTS, Kryeministrja deklaroi se të gjitha sportelet në shërbimet publike do të mbyllen nga 17 marsi, dhe rregullat e reja për funksionimin e institucioneve të hotelierisë do të hyjnë së shpejti në fuqi.

Brnabic tha se nga e marta, të gjithë pacientët kronikë dhe ata me fëmijë deri në 12 vjeç do të ju mundësohet të punojnë nga shtëpia.

Ajo më herët kishte paralajmëruar mundësinë e shpalljes së orës policore.