Këshilla e infektologut kosovar: Dilni sot në natyrë, por mbajeni distancën!

Mjeku i njohur kosovar, Naser Ramadani, është pyetur edhe se a duhet qytetarët e Kosovës të dalin në natyrë.

Ai ka rekomanduar të gjithë që të dalin sepse sot është koha e mirë, por duhet qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit.

“Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri-tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër” – ka deklaruar ai.

Ramadani ka lutur të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e vetizolimit dhe të distancës sociale.

Ai po ashtu deklaroi se Kosova do ta kalonte shpejt koronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave.