Serbia me masa të reja restriktive: Hynë në fuqi ora policore, zgjedhjet pezullohen, dhe të moshuarve (+65) u ndalohet ekzpozimi në rrugë

Serbia me masa të reja restriktive: Hynë në fuqi ora policore, zgjedhjet pezullohen, dhe të moshuarve (+65) u ndalohet ekzpozimi në rrugë

Presidenti serb Aleksandar Vucic pas një takimi që zhvilloi me kryetarë të partive politike dhe përfaqësues institucional, tha se Serbia po përballet me sfida të jashtëzakonshme si vendet e tjera në Evropë.

Ai më tej shtoi se në përputhje me gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe faktin që nuk është arritur të sigurohet një disiplinë e plotë për të zvogëluar ndjeshmërinë ndaj popullatës sonë, Republika e Serbisë, ka vendosur masa të reja restriktive.

“Që nesër, nga ora 10:00 e mëngjesit, absolutisht është e ndaluar të dilan rrugëve në persinat mbi moshën 65 vjeç, ndërsa për zonat rurale mbi 70 vjeç” tha ai.

Gjithashtu në ketë paraqitje mediale të presidentit Vucic dhe kryeministres Ana Brnabic, bdër më të veçantat u paralajmërua se nga dita e nesërme, në gjithë territorin e Serbisë, do të futet ora policore, nga ora 20:00h e mbrëmjes deri në ora 05:00h e mëngjesit.

Presidenti Vucic, ka deklaruar se procesi zgjedhor i 26 marsit pezullohet, dhe pasi qe te kalohet kjo gjendje, ateherë, do të vendoset një datë e re për zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.