z.Sadriu: Shqiprim Arifi po derdh lot krokodili të krijoj përshtypjen se po ofron zgjidhje

z.Sadriu: Shqiprim Arifi po derdh lot krokodili të krijoj përshtypjen se po ofron zgjidhje

Reagimi i zv.kryetarit të PDSH-së z.Ilir Sadriu

Dje paskan mbajtur mbledhje përfaqësuesit e subjekteve politike me presidentin e Serbisë.
Një nga "nëntoka" paska dalur në sipërfaqe, veçse nuk e di në çfarë cilësie sepse me sa e di nuk ka ndonjë funksion formal në grupimin mashtrues, prandaj me të drejtë e quajmë Alternativë për mashtrime!

Komuna e Preshevës ka kohë që vuan nga izolimi fizik, politik, ekonomik, arsimor, shëndetësor etj. nga qeveria e Serbisë, përderisa nga kasta politike e qeverisjes lokale është kolapsuar sepse nuk posedojnë minimumin e përgatitjes për tu përballur me sfidat e përditshme të qytetarëve të saj.

Sot nxënësit shqiptar në Luginë të Preshevës edhe në mësimin në distancë nuk janë të barabartë me moshatarët e tyre në Serbi nga pagatishmëria e Ministrisë së arsimit që të krijoj kushte të barabarta me nxënësit tjerë në Serbi.

Për këtë gjendje që kemi, kryemashtruesi i Preshevës gjatë qëndrimit të tij të djeshëm në Beograd, do të duhej që mungesën e mësimit në distancë për nxënësit shqiptar në Luginë të Preshevës, ta paraqes për zgjidhje qoftë para presidentit, qoftë në Ministrinë e arsimit, e jo të tentoj që fajtorin ta gjej tek shqiptarët, ndërsa duke derdhur lot krokodili të krijoj përshtypjen se po ofron zgjidhje.

Urojmë që kjo gjendje e jashtëzakonshme bashkë me këtë qeverisje të kalbur dhe të papërgjegjshme të kalojë sa më shpejtë!