Dua edhe njëherë të shprehi falënderimet me mirënjohje të thellë për çdo drejtues institucioni shkollor në gjuhën shqipe a mësimdhënësi që përmbahet rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.
-Vërtetë kjo tregon vullnetin e gjithë atyre që me angazhime të tejkalojnë këtë gjendje të shkaktuar në arsim. Të rënduar edhe më shumë atëherë kur bashkërisht jemi në përballje me një qasje diskriminuese nga shteti.
-Gjithashtu shpreh falënderimet e mia për mediat lokale në gjuhën shqipe që janë përtej përgjegjësisë shoqërore. Për gatishmërinë e tyre në ofrimin e mundësisë vizive edhe për nxënësit shqiptarë.
-Sot mbi gjitha është e rëndësishme të sigurojmë që edhe nxënësit shqiptarë të marrin mësimet dhe trajtohen si nxënësit e mazhorances.
-Ndjehem i turpëruar me gjithsecilin që përpjeket të krijoj avantazhe politike mbi peshën e situatës së jashtëzakonshme. Kjo flet për vetëdijen tonë të ulët dhe karakterin oportunist.
-Këshilli Kombëtar Shqiptar është në nivelin e përgjegjësisë dhe nuk ka gabuar në asnjërin nga hapat e deritanishme. Të përkushtuar, që të i vije në ndihmë secilit drejtues shkolle a mësimdhënësi për të siguruar kushte optimale për nxënësit shqiptarë brenda mundësive.
-Gjithashtu, do bie mbi peshën e gjithsecilit refuzimi i shfrytëzimit të mundësive që ofron Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë. Në një kohë kur jemi në përpjekje të përbashkët sigurimin e teksteve shkollore po nga Shqipëria.
-Për çdo eventualitet duhet të jemi të kujdesshëm nën ofrimin: a) kushteve të sigurta shëndetësore për secilin. b) vazhdimësinë e komunikim me nxënës dhe prindër, drejtor, mësues a kujdestar klase. c) vazhdimin e përmbajtjeve arsimore sipas rekomandimeve përkatëse.
-Ndryshe, Këshilli Kombëtar Shqiptar u është në dispozicion për të gjitha çështjet.
Falënderit!