z.Mustafa: Shqiprim Arifi po diskriminon nxënësit shqiptar, po tenton që mësimin në largësi ta zhvilloj përmes facebookut

z.Mustafa: Shqiprim Arifi po diskriminon nxënësit shqiptar, po tenton që mësimin në largësi ta zhvilloj përmes facebookut

Të dashur nxënës të shkollave fillore e të mesme! Të dashur prindër! Arsimi shqip në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në këtë kohë situate të jashtëzakonshme për arsyen e shpërndarjes së Corona Virusit dhe për arsyen e diskriminimit të pa parë nga ana e Ministrisë së Arsimit në Beogradi është në nivelin më të ulët të mundshëm. Derisa fëmijët serb e kanë të rezervuar programin tërditor në kanalin 3 të Radiotelevizionit të Serbisë për emitim të leksioneve shkollore, shqiptarve nuk u sigurohen të njejtat kushte edhe pse ka tre Televizione aktive: Radiotelevizioni Presheva, Aldi e Spektri.

Nëse, për nxënësit shqiptar duhet të zhvillohet mësimi virtual në largsi përmes rrjeteve sociale përkatësisht facebook-ut, pse atëher Ministria e Arsimit nuk e preferoi edhe për fëmijët serb? Ju, rikujtoj edhe njëher se rrjetet sociale nuk janë platforma të mësimit virtual në largësi! Apo, këtë platformë e ka përqafuar si propozim nga Ministria e Arsimit si zëvendsim i fondeve Televizive kryetari i facebook-it në komunën Preshevë. Çfarë bëjnë anëtarët e shtabit për Situata të Jashtëzakonshme e të cilt kanë së paku një nivel shkollimi më shumë se çobani i tyre komandant shtabi? Apo, këta shkojnë në mbledhje para njē çobani duke pranuar vetën e tyre si kope delesh për një mëditje 1000 dinarëshe. Për këta, zgjate zot kohën e situatës së jashtëzakonshme.

Të dashur drejtor e mësimdhënës, në asnjë mënyrë mos lejoni që dikush nga kabinetet e kryesharllatanëve të abuzojnë me videoinçizimet Tuaja në rrjete sociale. Më në fund, kjo formë e mësimit është diskriminim i radhës nga vet mësimdhënësit, drejtorëve dhe Pushtetit Lokal të katandisur e të shkapërderdhur, i mosdijes a pa aftësisë. Këtë e them nga fakti se: shumica e familjet tona shqiptare nuk kanë nē ambiente familjare rrjet interneti, në mesin e tyre një numër i caktuar nuk kanë telefona të mençur apo edhe as kompjuter personal! Prandaj, çdo përpjekje tjetër përveç Radiotelevizioneve është e prirur që paraprakisht të dështoj.

Nëse qeveria Serbe njëher po diskriminon e të dytën herë Pushteti sharllatan Lokal atëher Ju drejtor e arsimtar mos e bëni të tretën. Programi Televiziv tërditor kushton? Po pra, prandaj shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme përcillet me masa buxhetore. Prandaj, komuna Preshevë si çdo komunë tjetër do të finansohet për këtë kohë me mjete shtesë buxhetore. E ku do t'i shpenzojnë këto para? Për, grumbullimin e plehrave në "Përzhar" për dy ditë tre milion dinarë? Po, përafërsisht varsisht prej kohëzgjatjes do të kushtonte angazhimi i një Televizioni.

Në fund, UROJ gjith qytetarët tanë të kalojnë këtë gjendje të jashtëzakonshme me qetësi familjare e me shëndet të plotë. Apeloj te prindërit shqiptar që fëmijët e tyre i kanë në shkollimin fillor e të mesëm t'i atribuojnë edhe një detyrë vetvetës që për këtë kohë të kthejnë veten edhe në mësues të fëmijve të tyre. Këtë e arrijnë duke komunikuar gjithsesi me mësuesin e fëmijës së tyre apo edhe ndonjë mësues tjetër në afërsi farefisnore apo familjare e në lagje.

Më në fund, në kundërpërgjigje të diskriminatorëve të pa ndërgjegjshëm të Ministrisë së Arsimit dhe atij të Pushtetit sharllatan Lokal, përpiquni që për interesin e fëmijve Tuaj, të mobilizoheni finansiarisht për të vetfinansuar mësimin në largësi përmes Televizioneve lokale! Shëndet e mbarësi! RM