Është konfirmuar lajmi që ka tronditur publikun sportiv, pasi është ngritur një padi penale kundër futbollistit të Real Madridit, Luka Joviq.
Pas konferencës së mbrëmshme për shtyp ku kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka theksuar se disa lojtarë nuk respektojnë izolimin e detyrueshëm shkaku i koronavirusit, publiku ka qenë duke spekuluar për këtë çështje. Disa shkruajnë se ishte Luka Joviq, ndërsa të tjerë për Nikolla Ninkoviqin.
– Ju i keni parë të gjitha shembujt e lojtarëve tanë të futbollit, të cilët vijnë nga jashtë, ku kanë kontrata milionëshe të cilët vijnë këtu dhe nuk janë në izolim – tha Bërnabiq, raporton Hotsport.rs, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti i Real Madridit, Luka Joviq, sulmuesi i ‘klubit mbretëror’ la njësinë e detyrueshme të izolimit në Madrid dhe mbërriti në Beograd me aeroplan privat për të festuar ditëlindjen me Sofje Millosheviqin, dhe u pa në rrugët e Beogradit nga shumë njerëz në publik.