Pse mungoi gruaja e Thaçit në Lutjet e Mëngjesit në Washington

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili është ftuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington për lutjet e mëngjesit, por bashkëshortja e tij...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili është ftuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington për lutjet e mëngjesit, por bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi, që njëherëshit është edhe zonja e parë e shtetit të Kosovës, nuk po shihet përkrah bashkëshortit të saj.

Në lutjet e mëngjesit janë duke marr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj ku së bashku me të është duke u parë edhe bashkëshortja e tij, prezantuesja Anita Muqaj – Haradinaj.

Lumnije Thaçi e cila në vizitën e saj të fundit pati një numër të madh takimesh me zonjat e parë të shteteve të ndryshme të botës, ajo si duket kësaj here nuk është prezente në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Thaçi në shumicën e fotove është duke u parë vetëm në shoqërinë e ministrit të Punëve të Jashtme, njëhershit zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacoll

Po ashtu në foto të cilat janë publikuar në mediat ndërkombëtare, presidenti Thaçi shihet që ka qenë afër tavolinës së bijës së presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump.

E në fjalimin e tij të mbrëmshëm të organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, presidenti Thaçi ka kujtuar ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke e përshkruar si emocionuese