Këto janë 3 kushtet e LDK’së për Albin Kurtin që mos të rrëzohet nga Qeveria

Këto janë 3 kushtet e LDK’së për Albin Kurtin që mos të rrëzohet nga Qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në prag të dhënies fund të ‘koalicionit të shpresës’, një përçarje e madhe ka ndodhur mes tyre që po dërgon në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

LDK ka njoftuar se do të dal nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, krejt kjo me arsye se ata poshtëruan fillimisht ‘partinë Rugoviane’ duke shkelur marrëveshjen e koalicionit dhe shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit, jo vetëm kaq, ata po thonë se duan rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të dëmtimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mos dëgjimin e kërkesave të amerikanëve.

Madje, LDK ka dorëzuar në Kuvend edhe mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti me më shumë se 44 nënshkrime nga deputetet e Kuvendit të Kosovës.

Por, nëse kryeministri Albin Kurti nuk e do rrëzimin nga pushteti dhe dëshiron që ‘koalicioni i shpresës’ të vazhdon akoma, kreu i LDK’së, Isa Mustafa i ka propozuar LVV’së tri kushte të cilat duhet të plotësohen menjëherë, shkruan Gazeta Metro.

1) Heqja plotë e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës,
2) Kthimi i Agim Veliut në pozitën e tij si ministër i Punëve të Brendshme,
3) Kërkim falje ndaj LDK dhe ndaj Agim Veliut nga kryeministri Albin Kurti për ‘këtë poshtërim’.

Pavarësisht këtyre kërkesave nga LDK’ja, kryeministri Albin Kurti ka vendosur që t’i injoron dhe të vazhdon punën e tij me Qeverinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Kurti dje hoqi pjesërisht taksën për lëndën e parë, gjë që u kritiku përsëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Radio Evropa e Lirë.

Nga zyrtarët e LVV kemi parë se këto kushte të LDK’së nuk do të plotësohen dhe ata janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të reja.