Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ju ka drejtuar personalisht me kontakt të drejtëpërdrejt Ministrit të tregëtisë, Rasim Lajic,për tu informuar se a është kompetenc e komunave të marin vendim për mbylljen e kafiterive dhe restoranteve. Përgjigja e Ministrit ka qenë se duhet vendim nga Qeveria ose Ministria përkatëse për ndryshimin e këtij fenomeni.
Këtë na e bënë të ditur Komuna e Bujanocit përmes një njoftimi:
Ministria e tregëtisë ka qëndrim dhe vendim për punën e shitoreve, kafiterive dhe restoraneve për orarin e punës 08:00 – 18:00.
Në kontaktin e drejtëpërdrejtë midis kryetarit të Komunës, Shaip Kamberi dhe Ministrit të tregëtisë, Rasim Lajic, është marrë informacioni që duhet vendim nga Qeveria ose Ministria përkatëse për ndryshimin e këtij fenomeni.
Komunat nuk kanë kompetenca të marrin vendime ndryshe nga ministria.
Prandaj Komuna e Bujanocit pret vendimin nga institucionet qëndrore për të rregulluar punën e kafiterive.
Megjithatë, qytetarët kanë marr informacione të mjaftueshme për kanosjen e rrezikut, janë përcaktuar rregulla strikte të sjelljes në këtë situatë dhe nuk është e arsyeshme që diçka që është ndaluar të ndalohet me dhunë dhe polici.
Prandaj ftojmë pronarët e lokaleve të rrespektojnë rregullat e vendosura, ndërsa qytetarët të shtojnë kujdesin.
Inspekcioni komunal do të përcjellë nga afër këto fenomene dhe do të pasojnë dënimet.