Postimi në facebook i nënkryetarit të PDSH-së z.Ilir Sadriu
Aq largpamës është bë sa që afër s'po sheh më! Dje që ka kaluar nga posta e qytetit, as që e ka vërejtur grumbullin e qytetarëve të Komunës tonë duke pritur në turmë e duke rrezikuar shëndetin për pak të ardhura që marrin.
"Largpamësi", tashmë s'po e ka hallin e gjendjes së mjerueshme nën petkun e të cilit erdhi si "humanist" e i "devotshëm" për këtë popull të vuajtur, por hallin e ka te kaotizmi të cilin vet e ka gatuar dhe nuk po mundet dot ta kontrolloj!
Ti bashkëqytetar, ish sekretar i Fondit Humanitar, më së miri dhe nga afër e ke parë me çfarë gjendje të mjerueshme të ekzistencës ballafaqohen qytetarët tanë!
Mbase je peshkuar nga "largpamësi" si shumë të rinj tjerë duke besuar në projektin e "ndryshimit" dhe duke tentuar ta gjejnë vetën të angazhuar në këto rrethana jonormale që i ka prodhuar ky shtet, e që mjerisht shumica e të rinjve e kanë verejtur se "ndryshimi" i rremë ishte mashtrim real, prandaj çdo ditë veten e tyre po e gjejnë duke u larguar nga vendi i tyre drejt shteteve normale.
Sot komuna ynë që po përballet edhe me gjendje të jashtëzakonshme, ku janë mbyllur të gjitha restoranet, kafiteritë etj., e sikur të udhëhiqej nga ai njeriu "human" i "solidaritetit", do të duhej urgjentisht që me mjete buxhetore të përfshijë familjet në nevojë e me të ardhura minimale, në mënyrë që mos ti shohim duke rrezikuar shëndetin e tyre në rendet e pritjes!
Presheva akoma është me 70% të papunë, bizneset tashmë të bllokuara, ndërmarrësit pothuajse të gjithë të paralizuar dhe më vështirësi do të mund ti kryejnë obligimet tatimore, ku si rrjedhojë edhe ata pak punëtor që kanë, rrezikohen të mbesin pa të ardhura, prandaj nga Komuna nevoitet mbështetje me fonde përmes një skeme dhe asistence urgjente socio-ekonomike për tu përballur me këtë situatë.
"Poema e mjerimit" është aktuale edhe sot për mjerimin tonë ku gjendemi, për udhëheqjen pa ndjenja, në kohën e migrimit kolektiv, prandaj nuk kemi nevojë të servojmë nëpër mjetet e komunikimit masiv promovime të kota!
Boll mashtruat, ndryshoni pak sepse situata ka qenë dhe po bëhet gjithnjë e më kritike!