Tre markete në shërbim të personave mbi 65 vjeç në komunën e Bujanocit (lista)

Komuna e Bujanocit përmes ka njoftuar për listën e punëtorive tregtare që do të jenë në shërbim të personave më të vjetër se 65 vjeç.

Sipas kësaj liste në territorin e komunës së Bujanocit të dielave nga ora 4-7 të mëngjesit do të punojnë në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme vetëm për moshat e caktuara  “Idea Market” dhe “Maxi” në  Buajnoc ndërsa në fshatin Tërnoc STR “Sara”.

Sipas masave të vendosura nga qeveria e Serbisë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme  janë absolutisht të ndaluara lëvizjet e njerëzve mbi 65 vjeç në zona urbane, dhe në qytete më të vogla, zona rurale, është e ndaluar të lëvizësh nëse keni mbi 70 vjeç