Koronavirusi prek Kombëtaren e Shqipërisë, zbulohet lojtari i infektuar

Koronavirusi prek Kombëtaren e Shqipërisë, zbulohet lojtari i infektuar

Një tjetër futbollist i Kombëtares së Shpresave të Shqipërisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Leonardo Maloku.

Ka qenë vetë mbrojtësi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ka konfirmuar lajmin se është infektuar me virusin famëkeq.

Maloku është lojtari i dytë, i prekur nga koronavirus nga Kombëtarja e Shqipërisë.