Real Madridi ofron një donacion të madh në ndihmën kundër coronavirusit

Real Madridi ofron një donacion të madh në ndihmën kundër coronavirusit

Real Madridi u është bashkuar klubeve tjera që të ndihmojnë spitalet në luftën kundër coronavirusit.

Los Blancos po i ndihmojnë spitalet në Madridi me disa ndihma, derisa po paguajnë edhe për mjetet sanitare të nevojshme për të luftuar pandeminë botërore.

Kryetarja e qytetit Isabel Diaz Ayuso ka konfirmuar për donacionin që ka bërë Real Madridi për spitalet.

“Faleminderit Real Madridi për kontributin e tyre ë rëndësishme për përballjen ndaj coronavirusit dhe që po na ndihmon të shpëtojmë jetë njerëzish”, ka shkruar ajo.

“Kam biseduar me presidentin Florentino Perez dhe ai më ka konfirmuar se do na ndihmojë me gjëra tjera sanitare”, ka shtuar më tej Ayuso.

Mbretërit thuhet se kanë ofruar edhe një shumë të majme parash në luftën kundër virusit vdekje prurës.