Isa Mustafa u dërgon SMS deputetëve të LDK’së: Vazhdoni procedurat për rrëzimin e Kurtit

Isa Mustafa u dërgon SMS deputetëve të LDK’së: Vazhdoni procedurat për rrëzimin e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është inkuadruar dhe nuk po lejon që situata dhe plani për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të dështon.

Mustafa u ka shkruar mesazh deputetëve të tij, ku iu është bërë e qartë se nuk ka tërheqje nga vendimi i Kryesisë për shkarkimin e qeverisë Kurti.

Në këto mesazhe që Mustafa ua ka dërguar deputetëve të LDK’së, thuhet që deputetet të vazhdohjnë procedurat për rrëzimin e qeverisë.

Aty po ashtu thuhet se edhe po të dëshironte Vetëvendosje plotësimin e kërkesave të LDK’së, nuk do të mundte pasi deputetet e opozitës nuk heqin nënshkrimet.

Mesazhet e siguruara mund t’i shikon më poshtë:

Të nderuar deputetë

Mocioni nuk mund te negociohet sot me VV dhe as te tërhiqet. LDK e ka inicuar me bindje dhe vetëdije të plotë këtë mocion. Terheqja e tij do të ishte nënshtrim para Vetëvendosjes dhe dorëzim te Kryeministri Kurti.

As ne aspektin procedural nuk mund te terhiqet, sepse , edhe sikur te donim, nuk terhiqen deputetët e subjekteve thera që e kanë nënshkruar.

Eshte i qartë Vendimi i  Kryesisë dhe unë nuk e kam autorizuar askend që të hapë sot negoicimin e Mocionit.

Besoj në ju, që e keni nënshkruar, se do ta votoni.

Asnjë marrëveshje për qeverisjen e ardshme nuk e bëjmë pa e biseduar dhe pa e bashkërenditur bashkërisht me ju dhe me organet e partise.

Me respekt

Kryetari i LDK-se

Isa Mustafa.