Komuna e Bujanocit i del në ndihmë me 500 mij dinarë familjeve me kushte të rënda ekonomike

Komuna e Bujanocit i del në ndihmë me 500 mij dinarë familjeve me kushte të rënda ekonomike

Shto kujdesin, ule panikun

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në cilësinë e Komandantit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, ka nënshkruar kontratë me vlerë 500 mij dinarë, për mbështetjen e familjeve me kushte të rënda ekonomike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Koordinatori i shtabit në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e Bashkësive lokale do të përpilojnë listat e prioriteve duke u bazuar në kriteriumet e qarta të definuara bashkarisht.

Kjo ndihmë do t'i jipet të gjithë atyre që me të vërtetë kanë nevojë.