Zëdhënësja e KE-së: Kosova në një situatë të vështirë politike, i duhet stabilitet për luftën ndaj koronavirusit

Zëdhënësja e KE-së: Kosova në një situatë të vështirë politike, i duhet stabilitet për luftën ndaj koronavirusit

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, tha se pas rrëzimit të Qeverisë, tani Kosovës i duhet stabilitet në luftën ndaj koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, Pisonero bëri thirrje që hapat e mëtutjeshëm të kenë bazë Kushtetutën.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për Qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedentë të shkaktuar nga koronavirusi. Ajo çfarë i duhet Kosovës është stabilitet dhe përpjekje për të luftuar koronavirusin dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Hapat tjerë pas votës së mosbesimit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua mbrëmë me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, nga një mocioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila ishte pjesë e koalicionit qeverisës.